Avent SCD731/52 User Manual Page 42

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 69
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 41
Caktimi i nivelit të volumit
1 Shtypni një herë butonin + ose -.
Niveli aktual i volumit shfaqet në ekran.
2 Shtypni butonin + për të rritur volumin ose shtypni butonin - për të ulur
volumin.
Nëse nuk shtypet asnjë buton për më shumë se 2 sekonda, treguesi i
nivelit të volumit zhduket nga ekrani dhe cilësimi i volumit ruhet.
Volumi joaktiv
Nën cilësimin e volumit më të ulët, është një cilësim "volume off" (volumi
joaktiv).
1 Shtypni një herë butonin + ose -.
Niveli aktual i volumit shfaqet në ekran.
2 Mbani të shtypur butonin - për më shumë se 2 sekonda për ta caktuar
volumin si joaktiv.
Në ekran shfaqen mesazhi "MUTE" (Çaktivizoni zërin) dhe simboli i
çaktivizimit të zërit. Shfaqen vetëm dritat e nivelit të tingujve që bebe
lëshon tinguj.
Funksioni i të folurës
1 Nëse dëshironi ta qetësoni beben tuaj, shtypni TALK (Flisni) në njësinë e
prindit dhe flisni qartë në mikrofonin në pjesën përpara nga një distancë
15-30 cm (0,5-1 ft).
Shënim: Nëse e keni caktuar volumin e ninullës më të lartë në njësinë e
bebes, tingulli do të jetë po ashtu më i lartë kur përdorni funksionin e të
folurës në njësinë e prindit.
2 Lëshoni butonin TALK (Flisni) kur të keni përfunduar së foluri.
Modaliteti i errësimit për natën
Në modalitetin e errësimit për natën, ulet intensiteti i dritës për dritat dhe
ekranin dhe ulet volumi i tingujve të sinjalizimit.
1 Shtypni butonin e errësimit për natën për të aktivizuar modalitetin e
errësimit për natën.
2 Shtypni përsëri butonin e errësimit për natën për t'u kthyer te modaliteti i
funksionimit normal.
45
Shqip
Page view 41
1 2 ... 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 ... 68 69

Comments to this Manuals

No comments