Avent SCD731/52 User Manual Page 36

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 69
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 35
Hyrje
Shko te www.philips.com/welcome për të regjistruar produktin tuaj dhe për
të lexuar manualin e detajuar të përdorimit.
Ekrani i njësisë së prindit (Fig. 1)
1 Treguesi i fuqisë së sinjalit
2 Treguesi Eco Max
3 Simboli i modalitetit të errësimit për natën
4 Treguesi i sinjalizimit për të qarat
5 Simboli i çaktivizimit të zërit
6 Treguesi i gjendjes së baterisë
7 Shigjeta e navigimit
8 Simboli i temperaturës
9 Treguesi i ndjeshmërisë së mikrofonit
10 Simboli i dritës së natës
11 Simboli i ninullës
12 Simboli i projektorit
13 Simboli i kohëmatësit ose përsëritjes së kohëmatësit
14 Ekrani i menysë së qetësimit
Përgatitja për përdorim
E RËNDËSISHME: Lexoni me kujdes udhëzimet e sigurisë para se ta
përdorni monitorin e bebes dhe mbajini për referencë në të ardhmen.
Njësia e bebes
Ne këshillojmë që ta përdorni njësinë e bebes të lidhur me rrjetin elektrik
kryesor. Për të garantuar një rezervë automatike për energjinë në rast të
ndërprerjes së rrjetit elektrik kryesor, futni katër bateri alkaline AA 1,5 V (nuk
janë të përfshira).
Mos përdorni bateri të rikarikueshme. Njësia e bebes nuk ka një funksion
karikimi dhe bateritë e rikarikueshme shkarkohen ngadalë kur nuk janë në
përdorim.
Njësia e prindit
Njësia e prindit punon me dy bateri të rikarikueshme që janë të përfshira me
monitorin e bebes. Karikojeni njësinë e prindit përpara përdorimit për herë
të parë dhe kur bateritë janë në nivel të ulët.
Kini parasysh se për modelin SCD730/SCD731/SCD733, duhet ta karikoni
njësinë e prindit për 10 orë të plota për të pasur një kohë funksionimi me
bateri për 18 orë. (Për modelin SCD734 dhe SCD735: koha e karikimit është
14 orë dhe koha e përdorimit është 25 orë.
Shënim: Kur filloni të përdorni monitorin e bebes, duhen 4 cikle karikimi dhe
shkarkimi para se bateritë e rikarikueshme të arrijnë kapacitetin e tyre të
plotë.
39
Shqip
Page view 35
1 2 ... 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 ... 68 69

Comments to this Manuals

No comments